Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 5-të e rregullt e legjislacionit të VIII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Pikë e rendit të ditës ishte: Arsyetimi i mungesave në mbledhje, shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e parë (Janar-Mars) të vitit 2026,themelimi i Komisionit për formimin e këshillave të fshatrave si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për rishqyrtimin e Vendimit 001 Nr.45/2026 për miratimin e Listës së përgjithshme dhe Listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës së Istogut që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026.
Të gjitha këto pika të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.