U mbajt sot takimi i tretë i Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe anëtarëve të këtij mekanizmi.
Gjatë takimit u shqyrtua dhe u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar, u njoftua për rastet e dhunës në familje për 3 (tre) mujorin e tretë të vitit 2026 si dhe u be trajtimi i rasteve të dhunës në familje nga institucionet përkatëse.