







Në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale-Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në bashkëpunim me OSBE ka mbajtur dy takime informuese me gra dhe vajza me temën ”E drejta në trashëgimi dhe pronë”.
Takimet informuese janë mbajtur në Vrellë dhe Gurrakoc ku kishin si qëllim ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave që trashëgimia dhe të drejtat e tjera pronësore janë thelbësore për sigurinë ekonomike dhe sigurinë e grave dhe vajzave që të jetojnë të pavarura dhe të gëzojnë prosperitet individual.
