
Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale në bashkëpunim më OSBE-në më rastin e shënimit të 8 Marsit-Dita Ndërkombëtare e Gruas ka organizuar sot tryezën me temën ’’Sfidat, vështirësitë dhe të arriturat e grave në Komunën e Istogut’’.
Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe Kryetari i Komunës z.Ilir Ferati i cili përshëndeti të pranishmit dhe tha se “Zyra e Kryetarit do të jetë gjithmonë e hapur për ti përkrahur gratë në përgjithësi”.
Poashtu edhe Drejtori i Zyrës Rajonale të OSBE-së, z.Riccardo Celleghini, përshëndeti këtë takim dhe falënderoj kryetarin për pjesëmarrje në këtë tryezë dhe për mbështetjen e bërë për të gjitha aktivitetet të cilat vijnë nga Zyra e OSBE-së.
URIME 8 MARSI