U mbajt mbledhja e radhës e KKSB-së
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut, në mbledhjen e kryesuar nga Nënkryetari i Komunës, z.Ali Nimanaj, ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i Rendit të ditës,
2. Siguria në zonën e përgjithshme të PK,
3. Informatë nga Institucionet tjera (KFOR-i, FSK-ja, Arsimi, Përfaqësues të komuniteteve etj.)
4. Miratimi i planit të punës për vitin 2024;
5. Të ndryshme.
Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, Zëvendës Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Qazim Jahaj gjendjen e sigurisë̈ në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai tha se; “Gjatë periudhës Janar-Maj 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023, fatmirësisht kemi rënie të numrit të rasteve sensitive.”
Ndërsa për pikat e tjera të rendit të ditës anëtarët e KKSB-së, raportuan për punën e tyre dhe shqetësimet të cilat i kanë adresuar qytetarët në lidhje me Siguri në bashkësi.
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.
