Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
1. Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e parë (Janar-Mars) të vitit 2026
Pika shtesë të rendit të ditës ishin edhe themelimi i komisionit për formimin e këshillave të fshatrave si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për rishqyrtimin e vendimit 001 Nr.45/2026 për miratimin e Listës së përgjithshme dhe të Veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen të jepen në shfrytëzim gjatë vitit 2026
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.