Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
- Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit 2027-2029.
- Diskutimi i Raportit të Përformancës Komunale për vitin 2025,
- Plotësim Ndryshimi i Rregullores për ndarjen e bursave për student Nr. 1/2022 e datës 26.09.2022.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për destinimin e parcelës për zgjedhjen e çështjes së banimit.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.