Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës ishin:
- Arsyetimi i mungesave në mbledhje,
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2026,
- Njoftimi me raportin e punës së Kryetarit të komunës për 6 mujorë (janar – qershor) të vitit 2026,
- Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2025 dhe Planit të Veprimit për Eliminimin e të metave të rekomanduara nga AP,
- Raporti për monitorimin e realizimit të kontratave dhe përmbushjes se qëllimit te dhënies në shfrytëzim te pronave te paluajtshme të komunës,
- Raporti i zbatimit te planit lokal te veprimit për barazinë gjinore 2024-2026 për periudhën Janar – Qershor 2026,
- Njoftim me raportin e KRM Ambienti – Istog, Janar – Qershor 2026.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe themelimi i komisionit të aksionerve për KRM Ambienti njësia në Istog.
Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.