Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut, në mbledhjen e kryesuar nga Nënkryetari i Komunës Genc Ademaj , ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës: Procesverbali nga mbledhja e kaluar, Siguria në zonën e përgjithshme të PK, Informatë nga Institucionet tjera (KFOR-i, FSK-ja, Arsimi, Përfaqësues të komuniteteve etj), Mundësi të barabarta për të gjithë-pjerrinat në trotuare, pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve në veçanti e personave me nevoja të veçanta, Problemet e infrastrukturës që ndikojnë në siguri në zonat urbane të minoriteteve si dhe Mbrojtja e pyjeve nga zjarret-mirëmbajtja e rrugëve malore.
Lidhur me piken e parë të rendit të ditës, Togeri në Stacionin Policor në Istog, Ramadan Gashi gjendjen e sigurisë̈ në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile. Togeri Gashi foli për rastet e ndodhura gjatë kësaj periudhe si dhe planet që janë duke u impementuar nga Stacioni Policor në Istog.
Ndërsa për pikat e tjera të rendit të ditës anëtarët e KKSB-së, raportuan për punën e tyre dhe shqetësimet të cilat i kanë adresuar qytetarët në lidhje me Siguri në bashkësi.
Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.