
Komuna e Istogut, sot ka mbajtur diskutim publik për Projekt – Rregulloren për Organizimin e Brendshëm të Punës në Shtëpinë e Personave të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF).
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale Merita Muzlijaj Bytyçi, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj rregulloren para qytetarëve të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë projekt rregullore.
Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre dokumenteve, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këto propozim dokumente në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://istog.rks-gov.net/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.
Afati për vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve mbetet i hapur deri me datën 25.05.2023.