Komuna e Istogut, sot ka mbajtur diskutim për Draft – Planin Zhvillimor të Arsimit të Komunës së Istogut.
Drejtori i Arsimit Naim Behlulaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit, ja kalojë fjalën Zyrtarit për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim z. Naim Sadriu që të prezantoj Planin Zhvillimor të Arsimit para qytetarëve të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me këtë projekt rregullore.
Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij dokumenti, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këtë propozim dokument në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://istog.rks-gov.net/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.
Afati për vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve mbetet i hapur deri me datën 30.06.2023.

