
Komuna e Istogut, sot ka mbajtur dëgjimin publik, në të cilin u debatua rreth Planit Strategjik Për Trashëgimi Kulturore dhe Natyrore për Komunën e Istogut dhe projekt – Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave.
Drejtori i Shërbimeve Publike Abedin Kabashi, pasi ka përshëndetur të pranishmit, prezantoj rregulloren para qytetarëve të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projekt – Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave.
Ndërsa, për Planin Strategjik për Trashëgimi Kulturore dhe Natyrore për Komunën e Istogut, foli Zyrtari i Trashëgimisë Kulturore në Istog, Enver Boletini i cili shpjegoj dhe bashkëbisedoj me qytetarë lidhur me këtë rregullore e cila ka të bëjë me Strategjin për Trashëgimi Kulturore dhe Natyrore.
Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre dokumenteve, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar këto propozim dokumente në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://istog.rks-gov.net/category/konsultimetpublike/ në rubrikën Konsultimet Publike.
Afati për vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve mbetet i hapur deri me datën 15.02.2023.