U mbajt Dëgjim Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2024-2026
Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është mbajtur Dëgjim Publik me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2024-2026 nga Kryetari i Komunës bashkë me Komitetin për Politikë dhe Financa.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, Kryesuesi i Kuvendit Enver Rugova, Drejtor të Drejtorive, Anëtaret e KPF-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të tjerë.
Kryetari Ilir Ferati, tha se dëgjimet buxhetore kanë një rëndësi të veçantë dhe në këtë fazë do të përkujdesemi që së bashku t’i rendisim kërkesat sipas prioriteteve që ju i vendosni dhe pastaj, kur të përgatitet buxheti final ato kërkesa do të jenë baza mbi të cilën planifikojmë e ndërtojmë të ardhmen.
Më këtë rast qytetarët u njoftuan nga Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik z.Genc Ademaj lidhur me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2024-2026 si dhe me planin e projekteve kapitale për këtë periudhë.
Qytetarët përmes kërkesave të tyre kontribuuan që të kompletohet ky Draft Buxhet Komunal për vitin fiskal 2024-2026.
