







Nën patronatin e kryetarit të komunës, z.Ilir Ferati në bashkëpunim më klubin letrar “Podguri” në Istog u mbajtë edicioni i tetë i çmimit tashmë tradicional letrat “Dr.Ibrahim Rugova”, çmim ky i cili nderon punën dhe veprimtarinë e shquar të ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.
Pjesë e kësaj ngjarje ishte kryetari i komunës z.Ilir Ferat me bashkëpunëtor, përfaqësues të klubit letrar ”Podguri” krijues dhe shkrimtarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare .
Duke i përshëndetur të pranishmit kryetari z.Ilir Ferati falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilët morën pjesë në konkursin letrar Ibrahim Rugova. Ne si komunë po bëjmë çdo gjë të mundshme për të mbështetur këtë aktivitet.
Ndërsa kryetari i klubit letrar “Podguri”, z.Sadik Bicaj duke i përshëndetur të pranishmit që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për pjesëmarrje në mainifestim, shprehu një falënderim të veçantë për kryetarin Ferat për mbështetjen e tij dhenë klubit letrar “Podguri” për realizimin e ediciont të tetë të çmimit tashmë tradicional letrat “Dr.Ibrahim Rugova”,
Në fund të manifestimit letrar u bë edhe ndarja e çmimit mbarëkombëtar “Ibrahim Rugova”.
