Në një ceremoni rasti, e cila u mbajt të Premten ku ishin të pranishëm përfaqësues të Komunës së Istogut si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transportit, TK të Kosovës si dhe mysafirë të tjerë, është bërë përurimi i rrugës Dobrushë-Banjë në gjatësi prej 4 km, një rrugë e cila lidhë disa fshatra të banuara me popullatë të përzier.
Kryetari i SDA-së për Kosovë, Numan Baliq ka uruar banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re dhe njëherësh ka falënderuar Ministrinë përkatëse dhe Komunën e Istogut për angazhimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Ndërkaq, në vazhdim, Ministri i TTK të Kosovës, Fatmir Lima, ndër të tjera ka thënë se për asfaltimin e kësaj rruge janë investuar 600.000 Euro, ndërsa ka premtuar se do ta ndihmojë komunën e Istogut edhe me projekte tjera infrastrukturore.
“I uroj qytetaret e kësaj pjese që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë, ky vend është shembull i mire i bashkëjetesës prandaj edhe qeveria është e kënaqur qe po lehtëson jetën e banorëve të kësaj ane. Mirëqenia e qytetareve po ndryshon për te mirë dhe ne jemi të përkushtuar për të vazhduar me projekte të përbashkëta me komunën” theksoj ministri Limaj.
Ndërsa, në emër të komunës së Istogut, kryetari Haki Rugova ka falënderuar investitorin për ndihmën e dhënë në asfaltimin e kësaj rruge dhe njëherësh ka përgëzuar banorët e këtyre fshatrave për rrugën e re.
“Ne do të vazhdojmë me punën tonë, në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore dhe do të vazhdojmë me bashkëpunim të mëtutjeshëm me qeverinë e Kosovës, me Ministri të ndryshme në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë projekte, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë” ka thënë kryetari Rugova.