Me rastin e tre-vjetorit, datës historike kur Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë, në Komunën e Istogut kjo ngjarje e madhe u shënua me një mori aktivitetesh.
Për nder të kësaj dite, Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje solemne në të cilin takim morën pjesë edhe shumë personalitete nga jeta politike, biznesi, shoqëria civile, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në komunë si dhe shumë qytetrë. Asambeistët kanë nderuar dëshmorët e rënë me një minutë heshtje për të vazhduar seancën me një fjalë rasti nga kryesuesi i kuvendit z. Demë Qeta.
“Sot më 17 Shkurt, shënojmë tre vjetorin e shpalljes se pavarësisë se Republikës se Kosovës. Ishte kjo një ditë e madhe për të cilën u sakrifikuan breza te tëra. Komuna e jonë në këtë periudhë të pavarësisë, ka me çka të krenohet. Janë realizuar shumë projekte të cilat kanë përmirësuar dukshëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por në të njejtën kohë jemi të vetëdijshëm se mbetet edhe shumë për tu bërë”, ka theksuar z. Qetaj.
Me këtë rast, është shtruar një koktej rasti për të pranishmit.
Ashtu siç ishte paraparë me agjendë, Autoritetet komunale së bashku me anëtarë kuvendi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarë, kanë vënë kurora tek përmendorja e dëshmorëve në qendër të qytetit, për të vazhduar tek varri i kryetarit të përjetshëm, Fadil Ferati ku janë vënë kurora lulesh dhe janë bërë homazhe.
Organizuar nga sektori i sportit, për nderë të Ditës së pavarësisë është mbajtur turnir në futboll të vogël, ndërsa sektori i kulturës për qytetarët Istogas ka shfaqur program të pasur kulturo-artistik në shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari”.