













Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale përgjatë muajit Shkurt-Mars ka mbajtur takime me shkollat dhe institucionet parashkollore në Komunën e Istogut.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte njoftimi i drejtorëve të shkollave dhe drejtoreshave të institucioneve parashkollore për bashkëpunimin në të ardhmen me zyrtaren për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim znj.Vlora Gjoci në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve për sigurimin e një mirëqenie më të mirë për fëmijët.
Qëllim tjetër i këtyre takimeve ishte edhe diskutimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe fushatave të ndryshme ndërgjegjësuese e edukuese për tema të ndryshme mbi respektimin e të drejtave të fëmijëve, parandalimin e dukurive negative si format e ndryshme të dhunës, bullizmi, delikuenca, dhe përdorimin e substancave narkotike, si dhe takimet me prindër që të promovojmë mënyrat jo të dhunshme të disiplinimit të fëmijëve!
Tema tjera me rëndësi që u diskutuan gjatë këtyre takimeve ishte edhe çështja e parandalimit të formave të ndryshme të dhunës, detyrimet e përgjegjësitë tona për raportimin e dhunës tek institucionet përkatëse si dhe bashkëpunimi që duhet treguar ndërmjet të gjithë akterëve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve që interesi me i mirë i fëmijës të jetë konsiderata mbizotëruese për të gjithë.
Pjesëmarrës në këto takime ishin drejtorë e drejtoresha të shkollave dhe institucioneve parashkollore, zëvendës drejtor, koordinator, psikolog, pedagog, sekretar si dhe zyrtaret nga Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale dhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit.
