Sot, Nënkryetari i Komunës së Istogut, Ali Nimanaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Genc Broqin, përfaqësues i organizatës Roma Versitas Kosove.
Kjo marrëveshje partneriteti do të bëjë implementimin e aktiviteteve në Projektin “ Fuqizimi i nxënësve të shkollës së mesme përmes mentorit( për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian).
Fokusi kryesor i këtij Projekti është edukimi dhe orientimi në karrierë si dhe aktivitetet që ndërlidhen me edukim dhe punësim të të rinjve.