Sot, në përvjetorin e dytë kujtuam e nderuam Bedri Hajzerin, mikun tim të mirë, punëtorin shumëvjeçar e të palodhshëm për Istogun e në veçanti për Sportin që dha shumë për të, Bedriun do ta kujtojmë gjithmonë për aktivitetet e tij të shumta e të gjata në politikë e në LDK! Unë çdo ditë ndihem krenar që pata fatin të bashkëpunoja me të sepse ai reflektonte pozitivitet të jashtëzakonshëm e këshilla të mençura.
Jam shumë i sigurt se ai do të ishte krenar me familjen e tij të mrekullueshme që la pas, do të ishte krenar me djemtë e tij, Shkodranin, Dardanin e Albanin, të cilët po e përcjellin rrugën e tij, rrugën e drejt të Bedrushit.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty, miku im i mirë!
Kryetari i Komunës
Ilir FERATI
