Sot, në Istog kanë përfunduar dëgjimet Publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025 në të gjitha Bashkësitë Lokale të Komunës së Istogut, për të vazhduar me dëgjimin e fundit final me datën 19.06.2023 në Sallën e Kuvendit Komunal në Istog.
Kryetari i Komunës Ilir F. Ferati gjatë të gjitha takimeve ka bashkëbiseduar me banorët e të gjitha bashkësive Lokale me qëllim që në planifikimet buxhetore të hyjnë projektet që janë me interes të tyre.
Qytetarët patën mundësinë që të kontribuuojnë me propozime konkrete të projekteve e që në buxhetimin final të përfshihen në projeksionet fillestare të investimeve kapitale në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024/26
Në fund Kryetari Ferati ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit e këtyre takimeve duke thënë se planifikimet do ti bëjmë bashkë me ju, duke listuar prioritetet në bazë të mundësive buxhetore.
Komuna e Istogut falenderon KDI Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova për bashkëpunim dhe angazhim, si monitorues të këtyre dëgjimeve.
Takimi i radhës do të mbahet me 19.06.2023 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog duke filluar nga ora 11:00.
Ju mirëpresim !
