Sot, Kryetari i Komunës, Ilir Ferati priti në takim shefen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko.
Në këtë takim u diskutua për prioritetet e Komunës së Istogut me theks te veçantë për vërshimet e fundit të cilat kishin goditur Komunën tonë.
Kryetari Ferati, duke e falënderuar znj. Suokko për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së në Kosovë dhe sidomos ne Istog, theksoi se bashkëpunimi në mes të Komunës së Istogut dhe UNDP-së të vazhdoj edhe me tutje, poashtu kryetari tha se “Shpresoj që takimet të tjera që do ti kemi, të diskutojmë për çështje të zhvillimit dhe jo për fatkeqësi natyrore.”
Ndërsa Shefja e UNDP-së Maria Suokko, Falënderoj kryetarin për pritjen në zyrën e tij dhe për pritjen në Istogun e bukur duke theksuar se “UNDP-ja menjëherë pas vërshimeve të fundit të ndodhura në Kosovë ka marrë masa të nevojshme për përpilimin e planit për fatkeqësi natyrore dhe pas përfundimit do t’ua dërgojmë komunave për nevojat e tyre.”
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë e tyre të plotë për të thelluar bashkëpunimin midis UNDP-së dhe Komunës së Istogut në çështje të tjera ekonomike dhe sociale.
