Sot, Kryetari i Komunës Ilir F. Ferati bashkë me zv. Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, z.Hysen Durmishi, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për financimin e tri projekteve infrastrukturore.
Në këtë Memorandum përfshihen projektet; Ndërtimi i rrugës “Mesha Selimoviç dhe Rusolia” Kashicë-Dobrushë-Prekallë, ndërtimi i rrugës “Jusuf Kovaçeviç” në Dobrushë dhe ndërtimi i rrugës “Mehmet Ejupi” – Dubravë-Kovragë.