
Sot, bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të Let’s Do It Peja-LPID, z. Urim Xharavina, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit, qëllimi i të cilit është të mbështesë angazhimin afatgjatë, duke u dhënë qytetarëve zërin që të ndikojnë në reformat e sektorit publik përmes programeve të bazuara në prova, analiza, monitorime dhe iniciativa konkrete të avokimit në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Komunën e Istogut.
Kryetari i Komunës z.Ilir Ferati falënderoj z.Xharavina dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunime të mëtutjeshme në projekte që kontribojnë në të mirën e qytetarëve të Komunës së Istogut.