

Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në kuadër të Drejtorisë për Administratë Komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim me rastin e shënimit të 12 Qershorit “Dita Ndërkombëtare kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve” mbajti tryezën me temën “Ndërgjegjësimi i prindërve, institucioneve dhe qytetarëve për mbrojtjen e fëmijëve nga format e rënda të punës dhe shfrytëzimi”.
Tryeza është organizuar dhe udhëhequr nga zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim znj.Vlora Gjoci, e cila kishte si qëllim diskutimin dhe njoftimin për format e lejuara dhe jo të lejuara të punës së fëmijëve, format më të rënda të punës, shkaqet dhe pasojat, menaxhimi dhe raportimi i rasteve të fëmijëve të përfshirë në punët e rënda tek institucionet përgjegjëse për të adresuar mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda të cilët u ekspozohen një sërë rreziqesh për jetën, shëndetin dhe format të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës: neglizhimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, mungesën e qasjes në arsim dhe rrezikut të abuzimit seksual dhe trafikimit.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin; drejtorë të drejtorive, koordinatorë të shkollave, zyrtarë komunal nga arsimi dhe Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga OJQ, zyrtarë nga policia, asamblistë dhe prindër.
Në fund të kësaj tryezë u kërkua nga të gjithë të pranishmit që të punojnë sa me shumë për të mbrojtur interesin më të mirë të fëmijës dhe të marrin masat e nevojshme për zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës që të përmirësojmë gjendjen e fëmijëve që janë të përfshirë në punët e rënda.
