Me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Ekipin për të Drejtat e Fëmijës mbajti një takim përmbyllës me përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Istog me rastin e përfundimit të mandatit të tyre dyvjeçar.
Në shënim të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Istogut shpreh mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve, të cilët me përkushtim, përgjegjësi dhe angazhim përfunduan me sukses mandatin e tyre.
Në këtë takim përmbyllës përfaqësueseve të Asamblesë Komunale të Fëmijëve iu ndanë mirënjohje për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë duke përfaqësuar me përgjegjësi zërin e fëmijëve, si dhe duke dhënë ide, mendime dhe iniciativa në funksion të përmirësimit të komunitetit gjatë mandatit të tyre për periudhën 2024 – 2026.
#1QershoriDitaNdërkombëtareeFëmijëve
#AsamblejaKomunaleeFëmijëve
#EkipipërtëDrejtateFëmijës
#KomunaIstog