Drejtoria për Kulturë e Sport e Komunës së Istogut, në bashkëpunim me Klubi Letrar “Podguri”, organizoi promovimin e librit “Po ku je, Ibrahim Rugova?” të shkrimtarit shqiptaro-amerikan Namik Selmani. Në këtë aktivitet kulturor mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj.
Aktiviteti u mbajt në Sallën e Kuvendit Komunal në Istog, ku të pranishmit patën mundësi të njihen më afër me krijimtarinë dhe kontributin e autorit për Kosovën dhe kulturën shqiptare, duke vlerësuar gjithashtu figurën e Ibrahim Rugova dhe rëndësinë e letërsisë në ruajtjen e identitetit kombëtar.