Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Ilir Ferati, është bërë sot promovimi i librit i autorit Beqir Blakaj me titull “Këngë e Klithmë”, përmbledhje kjo e 130 krijimesh letrare në poezi dhe prozë.
Libri në strukturën e tij përmban pikëveshtrimin imagjinativ të autorit mbi botën objektive, reale e shumë domethënëse. Ky vëllim përmban karvanin e gjatë të personazheve, që janë flakadan i mirësisë, respektit e dashurisë për familjen, vëllazërinë me pleq e të rinj, që u përballën me jetën e vdekjen njëkohësisht pa u ligështuar kurrë.
Në fund të pranishmëve ju dhurua nga një libër me nënshkrim të autorit.