Ky aktivitet mblodhi fëmijë të talentuar nga komuna, të cilët interpretuan këngë dhe pika artistike, duke sjellë gëzim, kreativitet dhe atmosferë festive për të pranishmit.
Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Era Rexhaj, përgëzoi pjesëmarrësit për paraqitjet e tyre dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja përmes aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Festivali u shndërrua në një festë të bukur për fëmijët, duke shënuar në mënyrë dinjitoze 1 Qershorin.