Qytetarë të nderuar!
Ka filluar shpërndarja e faturave të tatimit në pronë për vitin 2023.
Edhe këtë vit shpërndarja bëhet përmes Postës së Kosovës. Dallimi nga vitet paraprake është risi, se këtë vit shpërndarja është Rekomande/R e faturave të tatimit në pronë. Kjo nënkupton që dorëzim-pranimi i faturës nga Posta bëhet me nënshkrim.
Për çdo parregullsi apo paqartësi në faturë, lajmërohuni në Zyrën – nr.107 në Komunën e Istogut, ku edhe mund të parashtroni ankesat tuaja me shkrim, në afatin e paraparë Ligjor, brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të faturës.
Është detyrë dhe obligim i juaji që të përgjigjeni dhe të paguani tatimin në pronë.
Të gjitha mjetet e grumbulluara nga pagesa e këtij tatimi, do të dedikohen dhe investohen për mirëqenien tuaj, qytetarë të nderuar.
Me respekt! Zyra e Tatimit në Pronë