NJOFTIM
për pagesën e borxheve të tatimit në pronë për këstin e parë
Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut!
Ju njoftojmë se afati ligjor për pagesën e Tatimit në Pronë për këstin e parë përfundon më datë 30 Prill 2023.
VËMENDJE, masat ndëshkuese, kamata dhe dënimi në borxhe instalohen në fillim të muajit Maj.
Andaj, kërkojmë nga ju tatimpagues që ti shlyeni borxhet, që të përmbushni obligimin Ligjor ndaj Komunës, në mënyrë që të mos ndëshkoheni me masat ndëshkuese.
Me respekt!
Zyra e Tatimit në Pronë
