Në bazë të neni 68, paragrafi 3 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008) Ligji nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe në bazë të nenit 22 paragrafi 1.5, nenit 31 paragrafi 4 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komunë si dhe Statutit të Komunës 01 Nr.62/-010 të miratuar me datën 30.11.2010, Kryetari i Komunës së Istogut në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën për Informim Publik organizon:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Istogut, ju ftojmë që të merrni pjesë në Dëgjimin Publik për: Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2027-2029.
Dëgjimi Publik do të mbahet me datë 19 Qershor 2026 duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Istogut.
Ky Dëgjim Publik, organizohet nga Kryetari i Komunës së Istogut në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrën për Informim Publik.
Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij dokumenti, Komuna e Istogut, konkretisht Zyra për Informim ka publikuar njoftimin dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore – KAB 2027-2029 në ueb faqen zyrtare të Komunës së Istogut, https://istog.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/ në rubrikën – Dëgjimet Buxhetore. Dëgjimi i parë publik është i hapur për të gjithë qytetarët e Istogut, duke përfshirë (rininë, gratë, studentët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, punëtor shëndetësor, Drejtor të shkollave, biznese, fermerë, organizata joqeveritare, shoqëri civile, klubet sportive, klubet artistike, etj.)