Njoftohen të gjithë qytetarët, e në veçanti ngasësit e automjeteve, se nga sot (20 Mars 2023) e Hënë, rruga “Bajram Gashi” (nga qendra në drejtim të QKMF-së) në Istog, do të jetë e bllokuar, për shkak të punimeve që do të bëhen në këtë rrugë, përkatësisht Rregullimi i Infrastrukturës.
Luten qytetarët dhe ngasësit e automjeteve, që të përdorin rrugët tjera alternative për qarkullim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
