Njoftohen të gjithë qytetarët dhe tregtarët që zhvillojnë aktivitete tregtare në rrugën “Nënë Tereze” (Palestra Sportit), se nesër ditë e Enjte me datë 25.05.2023, nuk lejohet zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme biznesore përgjatë shiritit rrugor.
OBLIGOHEN tregtarët që të futen brenda hapësirave të tregut, pasi që rruga është e nevojshme për qarkullimin e mjeteve të cilat janë duke punuar në rrugën “Bajram Gashi” në Istog.
Faleminderit për mirëkuptim!
Istog, 24.05.2023 Zyra për Informim