Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut se që nga dita e hënë ( 27.02.2023 ) do të fillojë zbatimi në praktikë i projektit “Ndërlidhjes së Sistemit të Adresave me Gjendjen Civile” i cili ka për qëllim ndërlidhjen e qytetarit me adresë, duke krijuar një sistem të unifikuar të adresave. Projekti në fjalë realizohet nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman , Agjencinë për Regjistrimin Civile dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës.