Me rastin e përvjetorit të 31-të, të rënies së “Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe”, Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati me bashkëpunëtor, nesër me 31.01.2023, (E martë) ora: 12:15, do të bëjnë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Tre Dëshmorëve në Uçë, në shenjë respekti për veprimtarinë e Hasan Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Muharrem Hysenaj.
Agjenda:
– Në ora 12:15- 12:30 – Homazhe Dëshmoreve dhe vendosja e kurorave tek lapidari në Uçë;
– Në ora 12:30-13:00 – Perurimi i Shkollës së re në Uçë;
– Në ora 13:00 – 13:30 – Programi kulturoro-artistik.