NJOFTIM
Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, ju njofton se ka filluar punën me qëllim të zbatimit të Ligjit Nr.08/L-011 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për Shitjen e Banesave për të Cilat Ekziston e Drejta Banesore, i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin Nr.04/L-247.
Ftojmë të gjithë shfrytëzuesit e banesave që të aplikojnë për blerje të banesës për të cilat ekziston e drejta banesore.
Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore në bazë të legjislacionit në fuqi, do ti shqyrtoj të gjitha kërkesat dhe mbi bazën e dokumenteve, do të rekomandoj Kryetarin e Komunës për nënshkrimin e kontratës.
Qytetaret kërkesën se bashku me dokumente mund të dorëzojnë në zyrën për Shërbim me Qytetarë Nr.100 në objektin e Komunës së Istogut.
Me respekt!
