Nënkryetari i Komunës, Ali Nimanaj bashkë me një pjesë të kabinetit të Kryetarit, pritën në takim përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Në këtë takim u diskutua rreth planit të regjistrimit të popullsisë dhe grumbullimit të dhënave në terren, i cili planifikohet të filloj nga data 01 Shtator deri më 16 Tetor të vitit 2023.
Komuna e Istogut do të dorëzoj të gjitha propozimet e nevojshme për zonat urbane pranë ASK-së.
