Të dashur besimtarë myslimanë, nesër në agim, me ngrënien e syfyrit, fillon dita e parë e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në këtë muaj të gjithë besimtarët myslimanë përmes agjërimit shprehin lutjet, disiplinën ndaj vetës dhe dedikimin ndaj Zotit që na ka krijuar. Uroj që ky muaj të jetë muaji i begatisë, i faljes, i mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo sfide që kemi.
Andaj duke ju uruar muajin e shenjtë të Ramazanit më lejoni t’ju dëshiroj agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!
Kryetari i Komunës
Ilir FERATI
Ilir FERATI