Komuna e Istogut, përmes Ekipit për të Drejtat e Fëmijës, më 22 Shtator 2026 ka mbajtur mbledhjen e radhës të këtij mekanizmi në nivel lokal, me qëllim të koordinimit të veprimeve dhe avancimit të punës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijëve.
Në fillim të mbledhjes u bë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dytë e Ekipit për të Drejtat e Fëmijës.
Më tej, anëtarët e Ekipit diskutuan mbi të arriturat, sfidat dhe rekomandimet lidhur me zbatimin e Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës Istog (2024–2026), për periudhën Janar – Qershor 2026.
Gjithashtu, u diskutua për planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të parapara në Planin e Punës për periudhën Tetor – Dhjetor 2026, me synim realizimin e objektivave të përcaktuara dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.