

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja Urgjente e Legjislacionit të VII-të të Kuvendit të Komunës së Istogut. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Pikë e rendit të ditës ishte: Miratimi i raportit te komisionit vlerësues për dëme nga vërshimet e muajit janar 2023 – Istog pikë kjo që u miratua unanimisht nga anëtaret e kuvendit komunal.
