
Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Rugova, është mbajtur sot mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin Kryetari i Komunës Ilir Ferati, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së.
Pika të rendit të ditës së kësaj mbledhje ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Planit Zhvillimor të Arsimit të Komunës së Istogut, Shqyrtimi dhe Miratimi i Draft Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026, si dhe Shqyrtimi dhe Miratimi i listës për projekte të reja kapitale në bashkëfinancim me komunitetin për vitin fiskal 2023.
Të gjitha pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së ju dërguan Kuvendit për miratim.