Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Enver Rugova, është mbajtur mbledhja e 12- të e rregullt e legjislacionit të VII-të të Kuvendit Komunal. Në mbledhje kanë marrë pjesë Nënkryetari i Komunës Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
Në mbledhjen e sotme kuvendi shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores për Menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Istogut, Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Strategjik për Trashëgimin Kulturore dhe Natyrore për komunën e Istogut 2023 -2027 si dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës të NP. ”Ambienti” për vitin 2022.
Pikë shtesë e rendit të ditës ishte formimi i komisionit nga kuvendi për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave. Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret e kuvendit.
