Kryetari Rugova, me rastin e muajit të shenjët të Ramazanit, për agjëruesit e komunës së Istogut ka shtruar iftar. Me këtë rast të pranishëm ishin krerët Bashkësisë Islame nga komuna dhe qytetarë tjerë.
Mulla Muhameti, Imam në Xhaminë e Istogut ka falënderuar kryetarin Rugova për këtë gjest shumë të qëlluar duke shtuar se ndihet i lumtur që sonte në këtë iftar jemi bashkë.“Së bashku me Imamin Mulla Muhametin u morëm vesh të organizojmë një iftar së bashku me ju dhe me këtë rast dua të ju them se komuna është po ashtu e interesuar që të kemi kulte fetare të mirëfillta për të gjitha besimet. Meqë jemi kah fundi i muajit të Ramazanit, unë dua që të ju uroj edhe festën e Fitër Bajramit, me shpresë që të kaloni sa më mirë”, ju është drejtuar kryetari Rugova besimtarëve të pranishëm.