Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Kryetari i Komunës Haki Rugova, ka pritur Komisionin për Buxhet dhe Financa në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, prirë nga kryetarja e këtij Komisioni, deputetes Safete Hadërgjonaj si dhe anëtarë tjerë të komisionit si Sali Asllanaj, Xhevdet Neziraj si dhe përfaqësues të GIZ-it të cilët mbështesin komisionin në fushën e financave.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Fillimisht, kryetarja e komisionit, deputetja Hadërgjonaj, ka thënë se qëllimi i vizitës së këtij komisioni është monitorimi i implementimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Ligjit për Menaxhimin e Financave Lokale.
“Ne jemi duke vizituar të gjitha komunat e vendit, kemi vizituar edhe Ministrinë e Financave për të parë se sa po zbatohet Ligji për Menaxhimin e Financave Lokale, njëherit, duam të dimë se a ka komuna e juaj probleme rreth kompetencave të bartura në disa fusha të caktuara nga niveli qendror në atë lokal”, ka thënë Hadërgjonaj, e cila ka kërkuar nga kryetari dhe autoritetet tjera komunale për të paraqitur çështjet të cilat janë pengesë në zbatimin e këtij ligji.
Kryetari Rugova, pasi ka falënderuar komisionin për vizitën, ka thënë se ka telashe kur flitet për komunikimin që ka të bëjë me buxhetin në mes të nivelit qendror dhe atij lokal.
“Unë nuk mund ta quaj bartje të kompetencave, bie fjala përgjegjësitë e bartura komunave në fushën e pylltarisë, pasi që e gjithë kjo, nuk ka mbulesë financiare; komuna ka nevojë për rritje të stafit, automjete e pajisje tjera të domosdoshme në mënyrë që sektori i pylltarisë të funksionojë ashtu si duhet”, është shprehur kryetari Rugova duke përmendur edhe një mori pakënaqësish kur bëhet fjalë për menaxhimin e financave lokale dhe atyre publike siç është rasti i ndërtimit të objekteve shkollore i cili menaxhohet nga Ministria e Arsimit dhe jo nga komunat të cilat janë kompetente për arsimin para-fillor, fillor dhe atë të mesëm.
Sali Asllanaj, anëtar i komisionit për Buxhet dhe Financa është pajtuar me vërejtjet e bëra nga ana e kryetarit dhe për këtë ka apeluar që të paraqiten të gjitha pakënaqësitë që vështirësojnë menaxhimin e buxhetit komunal, ngase, grupi punues do ti paraqes këto komente kuvendit të Kosovës të marra nga komunat.
Qazim Loxha, Drejtor në Drejtorinë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, ka sqaruar se Kuvendi Komunal ka nxjerrë Rregulloret që rregullojnë të hyrat vetanake dhe aktualisht është në proces të harmonizimit të rregulloreve të nxjerra nga vitet e mëhershme që janë në kundërshtim me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale.
Nënkryetari Agim Ademaj, e shef si të pa mundur ndarjen e Ligjit për Financa Lokale nga Ligji që rregullon menaxhimin e Financave publike, ngase që të dy këto Ligje janë të ndërlidhura dhe ato nuk mund të funksionojnë ndaras, por ai ka kërkuar që, aty ku ka mundësi, t’ju jepet komunave më shumë autonomi në menaxhimin e buxhetit.