Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, së bashku me Drejtorin e Arsimit Naim Behlulaj, sot ka nënshkruar kontratat për bursa me 89 studentë të rinj për vitin akademik 2023/2024.
“89 bursistë të rinj, studentë të shkëlqyeshëm të nivelit bachelor, nënshkruan sot pranimin e bursës nga Komuna e Istogut duke çuar kështu numrin total të bursistëve tanë në 134 sosh. Dyfishimi i bursave të reja për studentët tanë ishte një nga premtimet tona i bërë tashmë realitet. Bashkë me drejtorin e DKA-së, Naim Behlulaj, studentët i uruam për suksesin e tyre por edhe kërkuam nga ta angazhim maksimal në studimet e tyre në mënyrë që pastaj dijen e marrë ta kanalizojmë bashkërisht në punë të mira për qytetin e shtetin tonë. Komuna e Istogut është e bekuar me studentët e saj të mrekullueshëm, prandaj dhe u garantova që dyert tona janë të hapura për ta e mbështetja jonë do vazhdoj dhe do të rritet!”, tha Kryetari Ferati.
Pas nënshkrimit të kontratave, studentët u shprehën të jenë të kënaqur dhe mirënjohës për këtë mbështetje financiare që Komuna po iu ofron, si një motiv shtesë për të vazhduar studimet dhe një lehtësim financiar për familjet e tyre.











