Sot, Kryetari i Komunës, Ilir Ferati nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me Drejtorin Ekzekutiv të Caritas Kosova, Alfred Pjetri.
Projekti “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi, ambulanta dhe QKMF, në Komunën e Istogut (Home Care 2023), qëllim ka mbështetjen e QKMF-së me staf shtesë dhe institucioneve ekzistuese sociale e shëndetësore të Komunës së Istogut, që janë nën menaxhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën tonë.
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e marrëveshjeve të kaluara, e iniciuar nga Komuna e Istogut dhe mbështetur nga Caritas Kosova edhe për këtë vit.
