Kryetari i Komunës, Ilir Ferati me bashkëpunëtorë dhe familjarë si dhe bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku bënë homazhe dhe nderuan jetën dhe veprën e kryetarit Historik të Istogut, Fadil Ferati.
“13 vite pa Kryetarin Historik të Komunës së Istogut dhe nënkryetarin e LDK-së, Fadil Ferati. 13 vite pa ty, babë!
Bashkë me Kryetarin Abdixhiku, miqtë e bashkëpunëtorët tu, e bashkë me qytetarë të shumtë, të përkujtuam sot Ty dhe veprën tënde të paharrueshme për Istogun e Kosovën. Përkujtuam sot Fadilin e idealit dhe të popullit, Fadilin e pamposhtur në të gjitha zgjedhjet që mori pjesë. Përkujtuam sot liderin e Podgurit që ishte gjithmonë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare.
Po të kujtoj sot me krenari, babë, por edhe duke të dhënë fjalën se rrugën që na e trasove do e vazhdoj me fanatizëm, qëllimet tua do i mbrojë me çdo forcë dhe se ideali yt vazhdon përmes nesh dhe do ruhet si vlera më e madhe që trashëguam nga Ti.
Falenderim dhe respekt të veçantë për të gjithë Ju që ndatë kohën Tuaj që sot të jeni bashkë me familjen e Fadilit në përkujtim të veprës së Tij”.
