Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Në mbledhjen e thirrur nga Kryetari i komunës z. Haki Rugova, në të cilin takim kanë marrë pjesë komandanti i Stacionit Policor në Istog, z.Hasan Çeku, Ushtruesja e detyrës së Krye-Prokurorës në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, znj. Lirie Morina, Kryetari i Gjykatës Komunale në Istog z. Ramadan Shatri, përfaqësuesi i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje z. Gani Rugova , komandanti Policisë Kufitare që mbulon zonën kufitare në territorin e komunës së Istogut z. Adem Hoxhiq dhe përfaqësues të policisë së Eulex-it kanë debatuar sot rreth parandalimit të dëmtimit të pyjeve në territorin e komunës së Istogut, dukuri kjo që po vazhdon qe disa vite me radhë.
Normal
0
false
false
false
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}
Që në fillim, Kryetari Rugova ka ftuar të gjithë akterët e pranishëm për një angazhim më të fuqishëm në parandalimin e dëmtimit të pyjeve.
“Qëllimi i këtij takimi është të kërkoj ndihmën tuaj në mbrojtjen e pyjeve dhe e vërteta është se që nga transferi i kompetencave nga APK-ja tek Komuna, ka përmirësime të dukshme, por gjithsesi gjendja nuk është ajo që ne e dëshirojmë”, ka thënë në fillim të fjalës së tij kryetari Rugova.
Drejtori në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidro-ekonomi, z. Januz Kabashi ka prezantuar fakte dhe shifra rreth numrit të madh të fletëparaqitjeve, qofshin ato për kundërvajtje apo edhe për vepra penale.
“Falënderoj punën e Gjykatës Komunale në procedimin e fletëparaqitjeve për kundërvajtje, por kërkoj sqarime se si është e mundur që nga 494 fletëparaqitje penale për vitin 2010 është realizuar vetëm një lëndë, bile edhe ajo është hedhur poshtë” është shprehur drejtori në drejtorinë e Bujqësisë dhe pylltarisë, z. Januz Kabashi.
Nga ajo që është prezantuar nga z. Kabashi del se për vitin 2008 janë dëmtuar pyje në vlerë prej 146.000 €, në 2010-457.000 € dhe për dy muajt e vitit 2011, 74.625 €.
Konkludim i përbashkët i dalë nga ky takim ishte se një koordinim i mirëfilltë ndërmjet Komunës, Policisë së Kosovës dhe asaj të Eulex-it, Gjykatës Komunale dhe Prokurorisë së Qarkut në Pejë, do të jap rezultate në parandalimin e këtij fenomeni që po shkatërron dhe dëmton pyjet tona, dhe për këtë qëndrim, u dakorduan të gjithë të pranishmit.