Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Klubi i Futbollit “Kosova”, fituese e Kupës së Gjermanisë në konkurrencën e ekipeve të të huajve që jetojnë në këtë shtet, ka zhvilluar dje ndeshje me klubin “Besa”, po ashtu fituese e Kupës së Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtij aktiviteti, lojtarët dhe udhëheqësia e klubit “Kosova”, sot janë pritur nga Kryetari i Komunës z. Haki Rugova.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:”Times New Roman”;
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Fillimisht kryetari Rugova u ka dëshiruar mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë sportist nga Munihi, duke ju dëshiruar atyre qëndrim të këndshëm në mesin e qytetarëve të Istogut.
“Mendoj se takimet e tilla mund ti bëjmë edhe tradicionale; Ne mund të gjejmë edhe forma
financimi për klubet tona për çka unë ftoj të gjithë ata njerëz që kanë mundësi financiare ta ndihmojnë sportin, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për të rinjtë tanë; Mjerisht në sportin e Kosovës janë të njohura edhe parregullsi që e dëmtojnë sportin tonë”, është shprehur z. Rugova.
Në emër të klubit të futbollit “Kosova” nga Munihu, ka përshëndetur kryetarin dhe të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit Komunal z.Mroz Gegaj.
“Ne për këto 20 vite sa funksionon klubi ynë në Munih, kemi fituar kupën pesë here. Edhe ne kemi vështirësi financiare ta mbajmë një klub në një Republikë që përfillë çdo normë ligjore. Me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrrin, kemi biseduar rreth gjendjes së futbollit në Kosovë. Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që njerëzit e sportit ballafaqohen sot, por sido që të jetë, ju kisha lutur që të mos i leni fëmijët nëpër shtëpi e kafene por angazhoni ata nëpër klube, sepse e ardhmja e Kosovës do të varet nga të rinjtë”, është shprehur z.Gegaj i cili ka apeluar tek sportistët për lojë fer nga se loja e futbollit nuk do grushta por mjeshtri dhe punë të pa lodhshme për të kënaqur sportdashësit.

“Sportin e desha gjithë jetën dhe kam shprehur vullnetin që klubin “Istogu” ta marrë në menaxhim. Duke falënderuar komunën për bashkëpunim dhe përkrahje, ne do të fillojmë ta përmirësojmë së pari një infrastrukturën; Nuk jemi të interesuar që sivjet të futemi në superligë, sepse dua që së pari sporti të futet në një infrastrukturë ligjore; me këtë arrogancë, kurdisje rezultatesh dhe marifete tjera që ndodhin në terrenet tona, nuk janë gjëra që neve na ndihmojnë”, ka thënë z. Ismail Bytyqi.
Klubi “Kosova” sot do të zhvillojë ndeshje miqësore me ekipin vendas “Istogu”.