Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, i shoqëruar me një pjesë të kabinetit, kanë pritur në takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, me të cilin diskutuan për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Bujqësi.
Kryetari Ferati tha se: “Ne kemi formuar komisionet të cilët po e bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe po angazhohemi për të sanuar sa më parë ato dëme, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore”.
Ndërsa, Ministri Peci tha se: “Pas vlerësimit të dëmeve dhe raportet që do ti sjellin drejtoritë komunale, ne si Ministri do ti pranojmë këto kërkesa dhe në bazë të dëmeve do të shqyrtojmë kompensimin e tyre poashtu urojë që këso gjendje mos të përsëritet më kudo në Kosovë”.
Në fund Kryetari Ferati, falënderoj ministrin Peci për vizitën dhe kërkoj përkrahje konkrete, masa dhe veprime për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Istogut.
